Komuna Aerodromit ndanë nga 3.500 denarë për çdo fëmijë të klasës së parë

Premtim: Për zbatimin e projektit do të realizojmë një numër masash të cilat janë në funksion të përmirësimit të procesit edukativo-arsimor dhe inkluziv: ndarje nga 3.500 den për çdo fëmijë në klasë të parë…

Kryetari i Komunës së Aerodromit, nga radhët e LSDM-së qeverisëse, Zllatko Marin realizoi premtimin e dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve lokale në vitin 2017, se prindërve të cilët regjistrojnë fëmijën në klasën e parë do të ju ndajë një ndihmë me vlerë prej 3.500 denarësh.

Në programin e tij zgjedhor për zgjedhjet lokale në vitin 2017, kryetari i tanishëm i Komunës Aerodrom, Zllatko Marin në pjesën: “Arsim cilësor”, premtoi më shumë projekte gjatë kohës së mandatit të tij katërvjeçar, ndërsa përkrah kësaj premtoi edhe se prindërve të nxënësve të klasës së parë do të ju ndajë nga 3.500 den. Premtimin e njëjtë, Marin e dha edhe gjatë kohës së fushatë në zgjedhjet lokale:

Aerodromi është komunë në të cilën ka shumë njerëz të rinj, Çdo vit regjistrohen 800 fillorist në shkollë fillore. Përsëri, prindërit nuk kanë mbështetje nga komuna, ndërsa pushteti lokal ka parapa projekte të pamjaftueshme. Në programin tonë parashohim disa masa dhe projekte me të ciltë do të ulim shpenzimet e prindërve dhe do të përmirësojmë cilësinë e jetës në komunë për to dhe për fëmijët e tyre. Komuna ka ndarë 3.500 denarë për çdo fillorist… (Zllatko Marin, 10.09.2017 )

Këshilli i Komunës Aerodrom në seancën e dhjetë të mbajtur në maj (17.05.2018) morri vendim për ndarjen e një ndihmese në para për familjet e fëmijëve të klasës së parë në vitin akademik 2018/2019 më Komunën Aerodrom. Vendimi është publikuar edhe në Gazetën zyrtare në Komunë.

Për çdo familje që e ka regjistruar fëmijën e tyre – në klasë të parë në ndonjë shkollë fillore në territorin e Komunës Aerodrom në vitin akademik 2018/2019, prindërit e të cilin janë banorë të Komunës Aerodrom, do t’ju ndahet një ndihmë prej 3.000,00 denarësh, në pajtim me kriteret e verifikuara në Programin për planifikim të aktiviteteve nga fusha e arsimit në Komunën Aerodrom për vitin 2018 (Gazeta zyrtare nr. 6). 

Në seancën e njëmbëdhjetë të Këshillit të mbajtur me 11.6.2018 u morr Vendimi për korrigjim të shumës në para e cila do të arrij 3.500 denarë.

Komuna në ueb-faqen e vet dhjetë ditë më voni publikoi thirrje për qytetarët të cilët do të regjistrojnë fëmijën në klasë të parë në vitin 2018/2019 të aplikojnë për një ndihmë prej 3.500 denarëve. Afati për parashtrimin e kërkesës për këtë ndihmë në para për qytetarët është deri me 31 gusht, ndërsa ndihmën qytetarët do të marrin në fillim të vitit shkollor. Informacioni për këtë është publikuar edhe në mediume.

Në këtë mënyrë i kthejmë paratë te qytetarët, mundësojmë fillim të mbarë të vitit të parë shkollor dhe përmirësim të kushteve në procesin arsimor për çdo fëmijë. Për këtë projekt kemi ndarë 2.800.000 denarë prej buxhetit , gjegjësisht 3500 denarë për rreth 800 fëmijë të klasës së parë. Morëm mesataren e viteve të kaluar të numrit të fëmijëve të regjistruar në klasë të parë, por përderisa këtë vit numri është më i madh do të sigurojmë mjete shtesë, gjegjësisht ndihmë në para për të gjithë ato që do të regjistrojnë fëmijën (Marin, SDK 21.06.2018).

Mediumet këto ditë publikuan se në thirrjen e Komunës Aerodrom për paraqitjen e prindërve të cilët kanë fëmijë në klasë të parë janë paraqitur 360 qytetarë. Komuna informoi se “pagesa e mjeteve është planifikuar të fillojë në fund të muajit, gjegjësisht pas 20 gushtit, ashtu që prindërit do t’i kenë në dispozicion mjetet në vet fillimin e viti shkollor”. 

Shtesë është kumtuar se aplikimi zgjat deri me 31 gusht të vitit 2018. Në Komunën Aerodrom këtë vit ka 816 fëmijë në klasë të parë.

Duke pasur parasysh atë që u prezantuar më lartë mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Komunës Aerodrom, Zllatko Marin. dhënë në zgjedhjet lokale në vitin 2017, për çdo fëmijë në klasë të parë, Komuna do të sigurojë një ndihmë prej 3.500 denarëve, është realizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button