Në Pepelishte është ndërtuar park për fëmijë

PREMTIM: Ndërtim të parkut me pajisje për fëmijë në Pepelishte.

Premtimi për ndërtimin e parkut me pajisje për fëmijë është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Negotinës, Toni Dellkov. Parku si projekt është pjesë e programit të tij parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2017/2020, të titulluar si “Jeta në Negotinë! Për të gjithë” (faqe 31 – projekte komunale për Pepelishten).

Me 23.07.2018, portali A1 on publikoi informacion të vënë në funksion të parkut të rinj për fëmijë në Pepelishte.

Për të mirën e këtij vendbanimi komunal, veçanërisht për më të rinjtë, në funksion është vendosur edhe parku i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte, i ndërtuar me mjete prej buxhetit të Komunës Negotinë dhe me ndihmën banorëve lokal. 

Informacioni të njëjtën ditë u publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Negotinës.

 Gjatë kësaj, është vendosur murr prej betoni rreth gjithë parkut, është rikonstruktuar i gjithë rrjeti i ujësjellësit dhe kanalizimit nën objektin, është shtruar tokë e re e përshtatshme për objekte të këtilla dhe është vendosur rërë nën mjete për siguri më të lartë për të pranishmit, janë ndërtuar shtigje me begatona dhe figura prej gurëve, është mbjellë bar, janë mbjellë lule dhe 15 drunj. Po ashtu, është vendosur edhe pajisje urbane edhe atë 4 ulëse dhe 4 shporta për mbeturina, 4 pajisje për fëmijë të cilët janë si magnet për banorët më të rinj të Pepelishtes, ose shkurtimisht thënë pakur i ri i lojërave për fëmijë në Pepelishte i përmban të gjithë elementet e nevojshme. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP