Veseli ripërsërit: S’ka ndarje

Edhe të enjten kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, u mor me sport.

Pas vizitës që të mërkurën i bëri stadiumit të Prishtinës “Fadil Vokrri”, erdhi tek ai olimpik i Mitrovicës “Adem Jashari”.

E pos xhiros që bëri nëpër stadium dhe pa nga afër nevojat që ka kjo arenë sportive, Veseli bashkë me dy ministrat e qeverisë Haradinaj, Bedri Hamzën e Financave dhe Kujtim Gashin e Sportit, zhvilloi edhe lojë, njofton Klan Kosova.

Pavarësisht kësaj, këtu vend zuri edhe politika, dhe çështja më aktuale – faza finale e dialogut Kosovës Serbi.

Veseli ka thënë se ndarje nuk do të ketë. Madje sipas tij kjo as nuk do të jetë temë diskutimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button