Agjencia për Punësim: Mungojnë punëtorë profesionistë dhe zejtarë

Tregu i punës ka nevojë për zejtarë, ndërsa nga ana tjetër sektori real është i përmbytur me ekonomistë dhe juristë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se qytetarët kanë më shumë interes për vendet e punës – programues, kontabilist, ekonomistë dhe juristë, farmacistë dhe dizajner grafik. Por, në të kundërtën, sektorët më të zakonshëm ku të papunësuarit gjejnë një punë të re, sipas koordinatorit të masave aktive për punësim, Violeta Stojanoviq, janë në tregtinë me shumicë dhe pakicë, industrinë përpunuese, ndërtimtari, hotelieri dhe transport, njofton Alsat M.

“Në tregun e punës, kërkohen punëtorë si saldator, murator, teneqepunues, bukëpjekës etj. Këto janë profesione që kërkohen vazhdimisht”, theksoi Violeta Stojanoviq nga Agjencia për punësim.

Në faqen e internetit të Agjencisë së Punësimit aktualisht ekzistojnë rreth 8,500 vende të lira pune në tregun e punës që i raportojnë punëdhënësit nga sektori privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button