Rreth 2,000 persona evakuohen për të larguar një bombë në Poloni

Policia polake ka njoftuar për evakuuimin e më shumë se 2,000 personave, pasi ka zbuluar një bombë të pashpërthyer të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë, transmeton AP.

Bomba është zbuluar në Lumin Oder në qytetin Glogow, zonë në jugperëndim të Polonisë, e cila ka qenë pjesë e Gjermanisë gjatë luftës, njofton REL.

Zyrtari përgjegjës për policinë në Glogow, Lukasz Szulikowski, i ka thënë agjencisë së lajmeve PAP, se autoritetet janë duke evakuuar 2,000 deri në 3,000 persona afër një shkolle, para se të fillojë largimi i bombës.

Ai ka thënë se bomba është zbuluar gjatë pastrimit të fundit të lumit.

Transmetuesi privat, TVN24, ka raportuar se kjo është bomba e katërt e periudhës së Luftës së Dytë Botërore që është gjetur në këtë rajon prej vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button