Tre artistë shqiptarë në Festivalin “Vera e Ohrit”

Në Edicionin e sivjetmë të Festivalit “Vera e Ohrit” do të performojnë edhe tre artistë shqiptarë: pianisti dhe kompozitori Robert Bisha, kitaristi Drilon Çoçaj, si dhe flautisti Elvis Rudi dhe pianisti Marin Gjollma, njofton gazeta Koha.

Koncerti i Robert Bishës do të mbahet në Kishën e Shën Sofisë më 10 gusht, me fillim në orën 21:00. Bisha është pianist dhe kompozitor tepër i talentuar, improvizues gjenial dhe është një nga multi-instrumentistët më të talentuar sot.  Muzika e tij është bashkëkohore, me elemente të xhazit avangard. Performon në piano elektrike, duke bërë remikse të muzikës origjinale, duke i implementuar teknikat e muzikës klasike me harmoni bashkëkohore dhe elemente të folklorit të pasur shqiptar.

Ndërsa, kitaristi nga Kosova Drilon Çoçaj do të performojë më 13 gusht, me fillim në orën 21. Çoçaj do të performojë vepra nga Johan Sebastian Bah, Fernando Sor, Abel Karlevaro, Manuel Ponse.

Koncerti i flautistit Elvis Rudi dhe pianistit Marin Gjollma do të mbahet në Kishën e Shën Sofisë më 15 gusht, me fillim në orën 21. Në program kanë vepra nga Filip Gober, Fridrih Kulau, Pjer Sankan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button