“Elita 5” tri dekada në skenë, feston me një koncert në Tiranë (VIDEO)

Një “Tornado” e ka quajtur kryebashkiaku i Tiranës, ardhjen e tyre në Tiranë mbrëmjen e 7 shtatorit. Por nuk bëhet fjalë për një tornado të vërtetë. Ata janë 5 pjesëtarët e grupit aq të famshëm nga Tetova “Elita 5”, krijuar në vitin 1978 e që këtë vit mbushin plot 30 vite karrierë, njofton TCH.

Tri dekada krijimtari, banda e rokerëve ka vendosur t’i festojë në Tiranë përmes një koncerti madhështor në Amfitetarin e Liqenit, një ngjarje e rëndësishme, të cilën kanë vendosur ta kremtojnë pikërisht në Tiranë, ku do të këndojnë për publikun shqiptar këngët e tyre më të mira ndër vite.“Elita 5” në 30 vite karrierë numëron më shumë se 120 kënge, ku “Al Capone”, “Nuk jam unë diktator” “Fol vetëm fol”, janë vetëm disa nga hitet më të njohura të cilat do të këndohen në Amfitatrin e Tiranës për gati 2 orë.

Krahas 30 vjetorit të krijimit ‘Elita 5” ka edhe arsye tjetër për festuar: lancimin e albumit te ri, duke e çuar në 8 totalin e albumeve të këtij grupi. Këto dy ngjarje të rëndësishme do të sjellin në Tiranë bandën shqiptare nga Maqedonia, në datën 7 shtator në ora 20.00, në një koncert live në Amfitetarin e Liqenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP