Kovaçiç prezantohet te Chelsea: I lumtur dhe i emocionuar, mezi pres të filloj

Pas një këmbënguljeje të gjatë, më në fund Mateo Kovaçiç ka fituar betejën e tij për t’u larguar nga Reali i madridit dhe paraditen e sotme është prezantuar në Londër te Chelsea, njofton TCH.

Ai u transferua në huazim me të drejtë blerjeje, si pjesë e operacionit që çoi portierin belg Thibaut Courtois te madrilenët, për 35 milionë euro.

Vetë Kovaçiç nuk e fshehu entuziazmin e transferimit në Londër dhe tha se është maksimalisht i karikuar për t’u përshtatur sa më shpejt dhe për të fituar besimin e ambientit të “bluve”.

“Është një kampionat i panjohur për mua dhe natyrisht që do të jetë e vështirë, por jam i bindur se me punë do t’ia dal t’i bind të gjithë. Jam vërtetë i emocionuar dhe i lumtur që do të luaj për Chelsean dhe shpresoj të shpërblej besimin e drejtuesve dhe trajnerit”, deklaroi kroati.

Nga ana tjetër, Drejtuesja Operative e Chelseat, Marina Granoskaia vlerësoi aftësitë e Kovaçiç dhe shprehu bindjen se me cilësitë e tij, kroati është ideal për të zbatuar idetë e Sarrit në fushën e lojës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP