Ferrari fiton 80 mijë dollarë për një veturë, më së shumti në industrinë automobilistike

Gjatë viteve të fundit, prodhuesit kryesor kanë kërkuar mënyra për të përmirësuar efikasitetin e tyre në aspektin e përfitimit.

Nissan për shembull, mund të shkurtojë 20 % të prodhimit të saj në Amerikën e Veriut e Ford është duke planifikuar ndryshime të mëdha për tregun Evropian e atë të Amerikës Jugore, transmeton koha.net.

Sipas një studimi të ri, numri i madh i prodhimit e profiti i lartë nuk shkojnë edhe aq me njëra tjetrën.

Studimi i ri i bërë nga një profesor gjerman i ekonomisë, ka zbuluar se Ferrari ka qenë marka më profitabile në industrinë automobilistike për gjashtë muajt e këtij viti.

Prodhuesi Italian i super veturave ka një profit operativ prej 69 mijë eurosh, apo 80 mijë dollarë për çdo veturë të re që kjo markë ka shitur, transmeton koha.net.

Ndërsa Jaguar Land Rover fiton vetëm 800 euro për veturë të shitur.

Në anët tjetër markat Gjermane, siç zbulon studimi, Porsche është profitabile gati 2 herë më shumë se sa rivalët Mercedes-Benz, BMW e Audi.

Porsche ka fituar rreth 17 mijë euro për SUV e 9 mijë euro për veturë, ndërsa Maserati ka fituar rreth 5 mijë euro për veturë, e përfitimet e Volvo’s janë shumë më të vogla.

Bentley gjeneron humbje prej rreth 17 mijë euro për çdo veturë që shet, e arsyeja për këtë, sipas një folësi nga kjo kompani, është se ky prodhues është duke investuar shumë në teknologjinë e veturave elektrike.

Sitat e njëjtë është te Tesla, e cila humb 11 mijë euro për çdo veturë që shet, ndërsa kompanitë si Rolls-Royce e Lamborghini janë duke i mbajtur financat e tyre të fshehura për publikun.

Ky studim ka zbuluar se liderët, Ferrari e Porsche kanë vite që prijnë me fitime për veturë.

Ferrari 90 mijë dollarë për veturë e Porsche 17 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button