Rusia akuzon SHBA-në për vendosjen e sanksioneve “të paligjshme”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, ka theksuar se i konsiderojnë të paligjshme dhe të papranueshme sanksionet e SHBA-ve kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendime të tilla formojnë situatë të diskutueshme me atmosferën konstruktive të takimit të fundit midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin”, është shprehur Peskov në një deklaratë për gazetarët në Moskë.

Duke refuzuar akuzat për përfshirje të Rusisë në ngjarjet në Salisbury, Peskov tha se “Refuzojmë akuzat për përfshirje të Rusisë në ngjarjet e ndodhura në Salisbury. Hapat kufizuese që SHBA-ja ka hedhur në këtë çështje i vërejmë të paligjshme”.

Ai tha se “Rusia do të vazhdojë të ruajë shpresat për formimin e marrëdhënieve konstruktive me SHBA-në. Kjo është e rëndësishme jo vetëm nga pikëpamja e vendeve tona por edhe për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë botës”.

Në një deklaratë të bërë dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit ishte njoftuar se do të fillojnë më 22 gusht sanksionet që do të zbatohen ndaj Moskës për shkak të helmimit të ish agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Britani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button