Chelsea thyen rekord me transferimin e portierit Arrizabalaga

Ekipi i Premier Ligës së Anglisë Chelsea ka transferuar portierin e klubit spanjoll Athletic Bilbao Kepa Arrizabalaga, transmeton Anadolu Agency (AA).

Chelsea ka paguar klauzolën e 23-vjeçarit për të nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare me të, njoftoi klubi anglez.

Athletic Bilbao, e cila në fillim të vitit kishte vazhduar kontratën me Arrizabalaga deri në sezonin 2024-2025, kishte vendosur çmim prej 80 milionë eurosh për lirimin e tij.

Me transferimin në Chelsea, Arrizabalaga u bë portieri me klauzolën më të shtrenjtë, duke e tejkaluar atë të portierit brazilian Alisson Becker i cili u transferua te Liverpooli me klauzolë e cila mund të arrijë deri në 72 milionë euro së bashku me pagesat shtesë.

Arrizabalaga, i cili është produkt i akademisë së Athletic Bilbaos, ka veshur një herë fanellën e kombëtares së Spanjës. Në dy sezonët e fundit ai ka mbrojtur për Bilbaon.

Ndërkohë, portieri belg që deri më tani ka mbrojtur ngjyrat e Chelseat, Thibaut Courtois, ka arritur marrëveshje me Real Madridin, njoftoi klubi spanjoll.

Real Madrid do të paguajë klauzolën në vlerë prej 35 milionë eurosh për 26-vjeçaron Courtois, për të nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare, thuhet në mediumet e Spanjës.

Finalizimi i kontratës do të bëhet pasi Courtois do të kalojë testet mjekësore gjatë ditës së sotme.

Po ashtu, Chelsea njoftoi se ka huazuar nga Real Madridi futbollistin kroat Mateo Kovaçiç për një sezon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button