Presidenti dekretoi të kërkuarin nga Interpol si gjykatës të Kushtetueses

Radomir Leban, i cili sot u dekretua nga Presidenti Hashim Thaçi si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, është në listën e Interpolit me kërkesë të Serbisë.

Gazeta Insajderi ka raportuar menjëherë kur Leban u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, se ai kërkohet nga shteti serb për të vuajtur dënimin me 6 vjet burgim.

Ka tri vjet që ai kërkohet nga Serbia, pasi është dënuar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe kontrabandën, shkruan Insajderi.

Ai ishte pjesë e “Mafisë doganore”, që kishte kontrabanduar mallra.

“Mafia doganore”, pjesë e së cilës ishte Leban, gjatë kryerjes së kontrabandës me kamionë, kishin përdorur arsyetimin e kontrollit “të jashtëzakonshëm” dhe meqë ligji lejonte një gjë të tillë, mallrat futeshin me dokumentacion si “mallra në transit” dhe i dërgonin nëpër depo. Në këto depo i hiqnin të gjitha vulat dhe i shpërndanin mallrat nëpër Serbi.

Autoritetet kosovare janë arsyetuar se urdhërarresti i Serbisë nuk zbatohet për shkak se Leban është shtetas i Kosovës dhe se urdhërarrestet e Serbisë injorohen gjithmonë për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

Nga sot zyrtarisht i kërkuari nga INTERPOL është gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button