Gjenerali i NATO-s, Skaparoti: Me padurim pres të bëheni anëtarja e 30-të e Aleancës

“Shteti juaj ndërton ardhmëri të ndritshme dhe po përparon. NATO i ndan përpjekjet e juaja për sundim të së drejtës dhe sigurinë në rajon. NATO e ndanë përkushtimin tuaj ndaj demokracisë, sundimit të ligjit, si dhe sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja e juaj e vazhdueshme është e rëndësishme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për tërë Evropën. Me padurim pres që bëheni anëtarja e 30-të e NATO-s”, porpositi komandanti i Komandës së Forcave Amerikane në Evropë dhe Komandës Supreme në NATO për Evropë, gjeneral Kurtis Skaparoti, i cili sot qëndron në Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Gjenerali Skaparoti bashkë me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe nga Armata e Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga ministrja Radmilla Shekerinska, ka ndjekur ushtrime demonstruese në kazermën “Ilinden”.

“Nëpërmjet partneritetit tuaj shumëvjeçar me NATO-n, vendi jonë tanimë ka arritur progres të ndjeshëm në reforma dhe inter-operativitetin ushtarak me aleatët. Duke e njohur ftesën historike të aleatëve për fillimin e bisedimeve hyrëse me NATO-n e pranojmë se sfidat ngelen para jush, por ngelet edhe shumë punë. Njëkohësisht me padurim pres që t’u japim edhe mbështetje praktike autoriteteve të juaja ushtarake në procesin e hyrjes. Jemi të sigurt se adresimi i këtyre sfidave dhe hyrja e suksesshme ndaj Aleancës do të ketë përfitim të jashtëzakonshëm për ju. Vendet të cilët janë bërë pjesë e Aleancës kanë arritur që ta përforcojnë demokracinë e tyre, ta avancojnë sigurinë dhe ta bëjnë jetën e qytetarëve të tyre më të sigurt”, deklaroi Skaparoti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button