Lajiq: Aneksimi i Luginës së Preshevës është ndarje e Serbisë, jo e Kosovës

Ministri i Tregtisë, i Turizmit dhe i Telekomunikacionit të Serbisë Rasim Lajiq ka vlerësuar sot se “aneksimi i Preshevë, Bujanocit e Medvegjës, për të cilin po spekulojnë medie, në fakt është ndarje e Serbisë dhe e jo e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Për këtë çështje asnjë njeri në Serbi nuk do të mund të fliste me shqiptarët e Kosovës e lëre më të arrijë marrëveshje” citon agjencia serbe e lajmeve beta të ketë thënë ai.

Lajiq ka deklaruar të jetë i sigurt se aktualisht nuk ekziston marrëveshje ligjore detyruese ndërmjet Beogradit e Prishtinës, porse konflikti i ngrirë nuk është zgjidhje.

“Kritikohet çdo zgjidhje që prezantohet në medie, e askush nuk thotë sa duhet të presim që të kalojë konflikti i ngrirë”? 10, 50 apo 100 vjet dhe çfarë pas kësaj? Prapë duhet ulur dhe propozuar një zgjidhej”, ka thënë Lajiq.

Ai ka vlerësuar se Serbia duhet të gjejë “zgjidhje kreative” të çështjes së Kosovës dhe se ajo nuk mund të zgjidhet pa Bashkimin Evropian, SHBA-në dhe fuqitë e mëdha.

“Po të zgjidhej kjo çështje drejtpërdrejt në dialogun serb-shqiptar, deri më tash ai do të ishte zgjidhur. Është e qartë se shqiptarët e Kosovës e kanë pasur përkrahjen ndërkombëtare për realizimin e qëllimeve të veta. Pa pjesëmarrjen e fuqive të mëdha, ky problem vështirë se mund të zgjidhet”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button