Tetovë: Galeria e Arteve mban koloninë e tretë artistike

Galeria e Arteve Pamore të Tetovës filloi me koloninë e tretë artistike. Ketë vit ajo mbahet në kampusin e kolegjit Woodrow Wilson si një bashkëpunim i ndërsjellë partneriteti mes këtyre dy institucioneve. 

Artistet pjesëmarrës janë: Helidon Haliti dhe Artan Marku nga Shqipëria, Zejnep Oncul nga Turqia, Slavenka Ganceva nga Bullgaria, Sonia Ceccoti dhe Constantin Migliorini nga Italia, Dafinka Balabanova, Pavle Kuzmanovski, Zarije Amdiu, Ridvan Aliti dhe Jakup Ahmeti nga Maqedonia. 

Kolonia zgjat tetë dite ( 23 qershor deri 1 korrik ). Hapja solemne do te behet me datë 26.06. 2012, dita e marte ne ora 11:00 ne kampusin e kolexhit Woodrow Wilson.

 
Me datë 30 qershor ne ora 20 :00 behet hapja e ekspozitës së kolonisë artistike 2012 ne Galerinë e Arteve Pamore te Tetoves. 

Programi i kolonisë artistike 2012:


24 qershor e diel 
Në ora 22 : 30 shfaqe e filmit Modigliani 

26 qershor  e martë
Në ora 11:00 Hapja solemne – Hapësira te  biblioteka
Në ora 20 ekspozite e pikturave te kolonisë artistike 2011 te Galeria e Arteve

28 qershor e enjte
Pas ores  10:00 vizitat te Kalaja e Tetovës dhe Arabati
Dreka ne ambient te hapur 
Në ora 22:30 shfaqja “Hashameti” ne ambient te hapur ne Wilson 

29 qershor e premte 
Në ora 22: 30 shfaqe e filmit dokumentar Musical – Agadez Bombino .

30 qershor e shtunë
Në ora 20  hapje e ekspozitës se kolonisë artistike 2012 ne Galerinë e Arteve
Në ora 22:30 darka përshëndetëse ne Woodrow Wilson ne ambient te hapur.

1 korrik e diel 
Kthimi i artistëve

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button