Një 18 vjeçare nga Tetova, lëndohet me motoçikletë “Kavasaki”

Dje rreth orës 14:20, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, përpara udhëhëkryqit me rrugën “Potoçka”, një motoçikletë “Kavasaki”, pa targa, i drejtuar nga F.H. (24) nga Tetova, me vendbanim në fshatin Sellcë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur në një gardh, informon policia, njofton Portalb.mk.

Nga goditja, është lënduar bashkudhëtarja në motoçikletë D.H. (18) nga fshati Sllatinë.

Ajo, me një automjet tjetër është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button