Biber: Është për të ardhur keq që presidenti dhe opozita nuk e panë rëndësinë e Marrëveshjes me Greqinë

“Marrëveshja e Prespës për emrin meriton mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore. Është për të ardhur keq që presidenti dhe opozita nuk e kanë parë rëndësinë e Marrëveshjes me Greqinë dhe e shfrytëzojnë për pikë politike”, thotë në një intervistë për MIA, eksperti për Ballkanin dhe profesori në Universitetin e Gracit, Florijan Biber, njofton Portalb.mk.

“Kjo Marrëveshje në kuptimin ideal do të duhej që të ketë mbështetje të gjerë politike dhe shoqërore. Është për të ardhur keq që opozita dhe presidenti nuk e kanë parë rëndësinë e Marrëveshjes dhe e shfrytëzojnë për fitim të pikëve politike. Ideja për bojkot të referendumit gjithashtu është hap i lirë, pasi që nuk a për qëllim që ta vërtetojë mbështetjen te popullata, por vetëm ta sabotojë Marrëveshjen. Opozita në Mal të Zi shumë më me pjekuri ka vepruar dhe e ka përkrahur referendumin për pavarësi dhe nuk ka thirrur në bojkot”, thotë Biber, i pyetur nëse ndarja politike në vend mund të shkaktojë jo-stabilitet dhe komprometim të Marrëveshjes dhe referendumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button