VMRO-DPMNE: Radmilla Shekerinska do të japë përgjegjësi për keqpërdorim të detyrës zyrtare

VMRO-DPMNE-ja opozitare nëpërmjet një kumtese thotë se zv/kryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska do të japë përgjegjësi për nenin 353 të Kodit Penal për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të siç thonë ata, furnizimeve kriminale, tenderëve të dyshuar dhe ndarjen e granteve për të afërmit e partisë, njofton Portalb.mk.

“Radmilla Shekerinska, ashtu sikur i gjithë pushteti, përpiqet ta anashkalojë të vërtetën dhe sa më shumë të gjënjejë me qëllim që ta manipulojë opinionin për shkak të marrëveshjes kapitulluese me Republikën e Greqisë nga i cili shohin shpëtim nga drejtësia”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Paraprakisht, Shekerinska në një intervistë në TV Kanal 5 ka deklaruar se 90% nga koha e takimeve të liderëve është harxhuar në kërkesën e VMRO-DPMNE-së për amnisti. Ajo sqaroi se kërkesa nuk ka qenë që e njëjta të bëhet nëpërmjet aktit të amnistisë, por të ndryshohet neni 353 nga Kodi Penal, i cili e definon keqpërdorimin e detyrës zyrtare, ndërkaq më pas edhe një përpjekje e vogël që të bëhet edhe nëpërmjet ndryshimit të ligjit për financim të partive politike.

Shekerinska: 90 për qind e kohës në takimet e liderëve harxhohet në kërkesën për amnisti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button