“Crazy love” në regji të Izer Aliut shfaqet në festivalin Doku Fest

Filmi “Crazy love” në regji të Izer Aliut më 10 gusht, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet në festivalin Doku Fest që mbahet në Prizren të Kosovës, njofton Portalb.mk.

“Crazy love” apo në shqip “Dashuri e çmendur” është një luftë e personazhit Galen për t’i ikur konformitetit të jetës së përditshme, dhe si i tillë, ai nga fqinjët cilësohet si i çmendur. Lufta e tij ashpërsohet edhe më shumë, në momentin kur vendos të largohet nga fshati për të shkuar në qytet.

Mesazhet e filmit do të përcillen me aktorët: Refet Abazi, Ema Andrea dhe Emiliano Abedini.

Filmi ka qenë pjesë edhe e festivalit të shkurtër në Norvegji “Korfilm festivalen”.

Për të marrë më shumë informata në lidhje me filmat e tjerë që do të shfaqen në Doku Fest: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button