Ishulli indonezian përballet me një tjetër tërmet të fuqishëm

Ishulli indonezian, Lombok është goditur nga një tërmet i fuqishëm, teksa ende është duke u përballur me pasojat e dridhjeve të së dielës.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka qenë 5.9 shkallë dhe është raportuar se mund të ketë rrëzuar disa ndërtesa, transmeton REL.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, në tentim për t’iu ndihmuar viktimave që ka shkaktuar tërmeti i kaluar.

Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili ka lënë të vdekur të paktën 131 persona ka qenë “jashtëzakonisht shkatërrues”.

Disa fshatra “janë dëmtuar plotësisht”, ka njoftuar zyrtari i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.

Shifra zytare e personave të vdekur arrin në 131 ndonëse mediat lokale kanë raportuar për 347 të tillë.

Qeveria ka deklaruar që më shumë se 1,400 persona janë plagosur dhe se rreth 156,000 të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP