Opozita e Shqipërisë akuzoi se çdo ditë 45 bizneseve u vihet çelësi

Partia Demokratike e Shqipërisë në opozitë e akuzoi qeverinë aktuale se si pasojë e tatimeve të larta çdo ditë në vend 45 bizneseve u vihet çelësi.

Përmes një video-statusi në “Tuiter”, kreu i demokratëve, Lulzim Basha pasqyron shifra rekord sipas tij për ndikimin negativ që ka krijuar “qeveria e rilindjes” në ekonominë shqiptare.

Basha  thotë se vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti, janë mbyllur 8.185 biznese apo nga 45 biznese çdo ditë, dhe shton se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri në pushtet “aq më keq do jetë për vendin”.

Paraprakisht edhe bashkëpartiakja e tij Jorida Tabaku,  nënkryetare e komisionit parlamentar për ekonomisë, e akuzoi qeverinë për krizën që po përndjek bizneset në Shqipëri.

Sipas saj në katër vitet e fundit në Shqipëri janë mbyllur 68.731 biznese ndërsa vetëm gjatë periudhës së fundit janë mbyllur 66 për qind më shumë biznese krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

“Çdo ditë mbyllen biznese si pasojë e taksave të larta që u marrin bizneseve, gjithnjë e më shumë para nga arka, për të mos u kthyer asgjë në këmbim. Sipërmarrësit rrëfejnë presionet e qeverisë ndërsa bizneset e tyre janë në krizë nga rënia e konsumit, nga rënia e fuqisë blerëse që çdo ditë e më shumë po tregon se ekonomia lëngon”, akuzon Tabaku.

Ajo thekson se qytetari i Shqipërisë është shumë më i varfër dhe paguan tatime më shumë se sa para katër vjetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button