Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite në zonat malore me paraqitje të rrallë të shiut afatshkurtër dhe bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor. Indeksi UV do të arrijë 8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë midis 12 dhe 21 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 36 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 17 gradë,  ndërsa ajo e ditës deri në 35 gradë Celsius.

Të premten gjatë ditës do të ketë paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm, kryesisht  në zonat malore. Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën do të ketë mot  të paqëndrueshëm më të theksuar, vende-vende me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit. Të dielën do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhje bubullima të rralla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button