AOK përfaqëson Kosovën në NASA

Klubi i Astronomisë së Kosovës do ta përfaqësoj edhe një herë Kosovën në NASA.

Pranvera Hyseni, drejtuese e këtij klubi, është nisur sot për në Florida, në qendrën e hapësirës “NASA’s Kennedy Space Center” për ta përcjellë lansimin e sondës hapësinore “Parker Solar Probe” që është paraparë të lëshohet këtë të shtune, me 11 gusht, njofton Koha.net.

Kjo sondë do të jetë e para që do të dërgohet në Diell, përmes raketës Delta IV Heavy.

AOK ka njoftuar që do ta përcjellin për së afërmi këtë lansim dhe do të sigurojnë pamje direkte në faqen e tyre në facebook.

“Ky do të jetë lansimi i parë raketor që klubi ynë do të arrijë ta shohë me sy nga afër, brenda qendrës së NASA-s, në të cilën lejohen vetëm persona të autorizuar”, kanë njoftuar organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button