160 fluturime ndërpriten për shkak të tajfunit në Japoni

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Tokion në rajonet bregdetare të Oqeanit Paqësor.

Reshjet e mëdha të shiut dhe erëra të forta i kanë pamundësuar 160 fluturime të aeroplanëve të cilët janë detyruar t’i ndryshojnë agjendat, njofton Klan Kosova.

Qendra e tajfunit “Shashan” ishte e lokalizuar 200 kilometra në juglindje të Tokios, rreth orës 21:00. Ai pritet të lëvizë në veri përgjatë bregut lindor të ishullit kryesor japonez të enjten, nesër në mëngjes.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar reshje të mëdha prej 300 milimetra dhe erëra të forta me shpejtësi 180 kilometra në orë.

Madje qyteti i Mobara i cili gjendet në lindje të Tokios, lëshoi një këshillë për evakuim për të gjithë popullsinë e saj prej 90 mijë banorësh.

Këshilla për evakuim kanë dhënë edhe disa qytete tjera japoneze, shkruan Reuters, përcjell Klan Kosova.

Sipas transmetuesit publik në Japoni, 100 mijë persona janë të prekur nga ky tajfun.

Japonia ka përjetuar edhe një fatkeqësi natyrore gjatë kësaj vere. Temperaturat kanë arritur shifra rekorde për shkak të të nxehtit ekstrem, rreth 40 gradë celsius, duke i bërë të vdesin më shumë se 130 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button