Nuk është zvogëluar tatimi i fitimit për kompanitë informatike

Do të ulim tatimin e fitimit për inforamtikën dhe teknologjinë informatike në 5%.

Premtimi i LSDM dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016) se në gjashtë muaj e parë të mandatit do të ulin tatimin e fitimit në informatikë dhe teknologjitë informatike në 5 përqind, deri më tani (30.07.2018) nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është theksuar në tre vende në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“. Së pari në kapitullin “Zhvillim i kapaciteteve në vend”, në pjesën “Mbështetje e ndërmarrjeve në vend” (faqe 69), dhe më pas në faqen 161 në kapitullin ” E ardhmja evropiane dhe jetë cilësore”, në pjesën “Shoqëria informatike” , ndërsa premtimi i njëjtë është përfshirë edhe në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në 6 muajt e parë”, në pjesën “Vende të reja pune para më tepër te qytetarët mbështetje e kompanive në vend” (faqe 212).

Që do të thotë sipas afatit për realizim të vendosur në program (180 ditët e para që nga ardhja në qeveri), tatimi i fitimit për IT kompanitë duhej të ulej në pesë përqind, së më voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017),

Ulje të tatimit të fitimit për IT kompanitë prej 10 përqind në 5 premtoi edhe nënkryetari i LSDM, Damjan Mançevski dhe kandidati për deputet në Njësinë e parë zgjedhore, në daljet e tij gjatë kohës së fushatës zgjedhore (2016).

Premtimi i njëjtë përmendet në dy vende edhe në Programin për punën e Qeverisë (2017-2020). Së paru në faqe 8 është theksuar se:

Qeveria do të propozojë lehtësim për të gjithë IT kompani të cilët eksportojnë softver dhe shërbime dhe ulje të fitimit për informatikë dhe teknologjitë informatike në 5%. 

Dhe më pas të njëjtat zotime janë shkruar edhe në faqen 48:

Qeveria do të zhvillojë politikë në uljen e tatimit të fitimit për informatikë dhe teknologji informatike në 5%. 

Përkundër planeve të këtilla (26.07.2018) edhe pse ka kaluar më tepër se një vit që nga ndryshimi i qeverisë, kjo nuk ndodhi. Verifikimi i “Vërtetmatësi” tregoi se nuk janë miratuar ndryshime ligjore me të cilët do mundësohet lehtësim tatimi për kompanitë maqedonase nga sektori i informatikës dhe teknologjive komunikuese (ITK).

Ulja e tatimit të fitimit për kompanitë informatike nuk përmendet në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e saj të parë të mandatit (të prezantuar me 30.05.2018).

Informacione e fundit se po planifikohet të ulet tatimi i fitimit janë prej marsit të vitit të kaluar kur kryeministri Zoran Zaev në konferencë për shtyp kushtuar reformave tatimore, mes tjerash, tha se Qeveria mendon që tatimi i fitimit të për kompanitë e teknologjisë informatike të jetë tre përqind.

Duke pasur parasysh se afati zgjedhor i projektuar për uljen e këtij tatimi ka skaduar (nëntor 2017), ndërsa deri në momentin kur është shkruar ky tekst (30.07.2018) akoma në fuqi kanë qenë dispozitat e Ligjit për fitim, sipas të cilave “procedura e tatimit të fitimit arrin vlerën 10%.” (Neni 2), premtimin e përmendur të LSDM-së e vlerësojmë si të parealizuar.

Vërejtje

Ligji për tatimin e fitimit është miratuar në vitin 1993 dhe në vitet e fundit janë krye shumë ndryshime. Me korrigjimet e bëra në fund të vitit 2006 tatimi i fitimit ulet në dhjetë përqind, me çka kjo normë aplikohetnë vitin 2008. Përndryshe, në periudhën prej vitit 1994 deri në vitin 1996, norma e tatimit për fitim arrin 30 përqind, ndërsa prej citit 1997 deri në vitin 2006, arrin në 15 përqind. Në vitin 2007 procedura për tatimin e fitimit arrin vlerën 12 përqind, ndërsa prej 01.01.2008, norma e tatimit për fitim arrin 10 përqind.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button