Vuçiq, serbëve: Në shtator do të jem në Kosovë, s’marrim vendim pa ju

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka treguar sot serbëve se në shtator do të vijë në Kosovë për të vizitë ku do të flasë me ta rreth së ardhmes.

Ai ka theksuar se asnjë vendim nuk do të merret nga Serbia pa qenë pjesë edhe serbët e Kosovës.

“Nuk marrim asnjë vendim pa ju, asnjë. Në shtator do të vijë në Kosovë dhe Metohi sepse dua të flasë me të gjithë juve dhe t’ju tregoj se çfarë do të ketë të re rreth dialogut me Kosovën dhe Metohinë, për planin e përbashkët, se si të jetojmë së bashku”, ka thënë Vuçiq, duke ju adresuar të pranishmëve në takimin në mes të Listës Serbe dhe zyrtarëve nga Serbia në Mitrovicën e Veriut, shkruan Kontaktplus.

Vuçiq ju ka thënë përmes telefonit serbëve se shteti serb është me ta, krah tyre dhe kështu sipas do të jetë gjithmonë.

“Faleminderit juve në këto kohë të vështira, në këto kohë kur jemi nën presion nga disa anë, si nga jashtë ashtu edhe nga shqiptarët, ashtu sikurse edhe bashkëkombësit tanë, faleminderit sepse ju e dini shumë mirë se cila është rruga e së ardhmes për njerëzit tanë”, ka thënë Vuçiq.

Ai poashtu ka njoftuar se këtë vit dhe vitin tjetër Serbia do të nisë zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Kosovë, në veri ën në jug të Ibrit, në sistemin e ujërave të zeza dhe sistemin e ujit të pijshëm.

“Sepse duam të tregojmë që ne jemi me njerëzit tanë, që qëndrojmë me ta dhe që çdoherë do të jemi me ta”.

Vuçiq ka thënë se do të ndërtohet një çerdhe në Shtërpce, si dhe sistem të ujit të pijshëm në Zubin Potok, në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Graçanicë.

“Për aq sa marrëveshja është shqetësim – marrëveshje që është larg – ne do të vazhdojmë që të luftojmë për çka edhe ua kërkojë përkrahjen, sepse e dini mirë se kush është duke luftuar për Kosovën dhe Metohinë dhe e dini se kush është me ju”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button