Flet ish-gazetari nga Radio Televizioni i Prishtinёs

Njёzet e tetё vite mё parё, pas shpalljes sё deklaratёs sё 2 gushtit nga delegatёt e kuvendit tё Kosovёs nё Kaçanik ku pas tre viteve forcat speciale serbe ndёrhynё dhe vendosёn masa tё dhunshme nё Radiotelevizionin e Prishtinёs RTP. Nё fund tё gjithё punёtorёt dhe gazetarёt me dhunё i larguan nga puna. Unё nё verё tё vitit 1993, isha nё pushime nё rivierёn turke nё njё fshat turistik afёr Antalias. Duke udhёtuar nё njё ekspeditё takova njё ndёr gazetarёt e ish RTP. Ky gazetar kishte qenё i pёrndjekur nga represaljet dhe dhuna e forcave policore serbe nё Kosovё dhe ishte arratisur nё Turqi.

Vitin e kaluar nё njё hotel nё qytetin bregdetar Alania e mora nё telefon mikun tim tё vjetёr ish gazetarin nga Prishtina  dhe i tregova se ndodhemi me familje nё Alania. Ai tё nesёrmen erdhi mё mori dhe  ftoi nё darkё. Tё mallёngjyer miku dhe shoqja e tij pёr vendlindje, kujtime dhe nostalgji ku kishin kaluar vite tё rinisё dhe  siç thoshte e shoqja periudha tё vuajtjeve, torturave dhe represaljeve tё forcave tё pamёshirshme serbe.

Ish gazetari, rrёfente se Turqia ka qenё çdo herё miku i shqiptarёve. Ne shqiptarёt kemi lidhje gjaku dhe pse shekuj me radhё nuk dihet sa banorё shtetas turq janё me origjinё shqiptare.

Sipas tё dhёnave diku mbi 4 milion dihet qё janё me prejardhje dhe origjinё shqiptare. Mbi 1 milion akoma vazhdojnё tё flasin shqip, akoma vazhdojnё traditёn ruajnё identitetin dhe vullnetarisht deklarohen se janё shqiptarё. Ky etnitet i takon periudhёs sё monarkisё jugosllave dhe periudhёs sё Jugosllavisё sё Titos, qё u shpёrngulёn nё Turqi. Presidenti Taip Erdogan mund tё jetё populist autokrat pёr turqit nё periudhёn afёr 100 vjeçare, asnjёherё nuk kanё pasur standart dhe jetё mё tё begatshme se kёto dekadat e fundit.

Erdogan ёshtё person non grata pёr Perёndimin por pёr shqiptarёt ai ёshtё persona grata. Qё nga pavarsia e Kosovёs, qeveria e Erdoganit ka kontribuar dhe lobuar pёr njohjen e pavarsisё dhe ndihmёn e shtetit tё ri tё Kosovёs.

Njё miku im ish diplomat, prindёrit dhe familja e tij tё ardhur nё fillim tё viteve 50 nga Tetova, mё tha se mosnjohja e pavarsisё sё Kosovёs nga shumё shtete arabe ёshtё se vet liderёt dhe elita politike ёshtё fajtore, kur bёhej fjala, qё Ministria e Jashtme e Kosovёs tё dёrgojё diplomatё dhe aktivistё pёr lobim dhe njohjen e Kosovёs. Liderёt dhe politikanёt kanё komplekse dhe paragjykime ndaj botёs arabe dhe islame. Ata janё tё gatshёm tё lidhin pakt me djallin por me popujt e Lindjes kurrёn e kurrёs. Ata kur shkojnё nё Perёndim kanё komplekse inferioriteti dhe identiteti nga emrat e tyre.

Serbёt nёpёr samite dhe forume tё shteteve islame, dёrgojnё diplomatё dhe ministra pёr lobimin dhe propagandёn e mosnjohjes sё Kosovёs. Ata kanё shfrytёzuar kuadrot nga etniteti musliman, qё kanё studjuar nёpёr universitete tё shteteve arabe dhe islame. Çdo herё ata marrin liderin e bashkёsisё islame tё Serbisё, kam lexuar nё shtypin serb shembull, hiper diplomati Vuk Jeremic ka lobuar pёr mosnjohjen e Kosovёs nёpёr samite organizata dhe konferenca tё shteteve islame.

Nё njё samit nё Afrikёn e veriut, Jeremic fillon me citate nga kurani dhe disa hadithe tё profetit  Muhamed, ku u prit me shumё ovacione dhe entuziazёm. Pastaj mori fjalёn lideri fetar i bashkёsisё islame tё Serbisё. Njё profesor nё Universitetin e Stambollit me origjinё shqiptare nga Peja, mё tha qё Ibrahim Rugova, nё rezidencёn e tij mbante portretin dhe figurёn e Papёs dhe Nёnё Terezёs, qё nuk jam kundёr, por asnjё personalitet dhe figurё e rilindasve dhe personalitetit tё shquar shqiptaro musliman, siç ёshtё Hoxhё Tasim ose Hasan Prishtina figura dhe personalitete tё perudhёs osmane qё janё nga Lindja dhe janё tё stigmatizuar dhe margjinalizuar nga historiografё dhe qarqet akademike.

Po tё ishin shpikёs shkencёtarё po tё kishim njё Isak Njuton ose Galile me origjinё shqiptare nga Lindja orientale dhe osmane, kёta personalitete dhe figura mё shumё do tё kishin reputacion dhe kredibilitet nё botё se tek ne shqiptarёt. Çdo gjё qё ka origjinёn nga Lindja dhe bota islame, nga njё pjesё e elitёs intelektuale dhe opinionistёve, ka aversion dhe paragjykime, mё tha miku im, ish gazetari nga Kosova.

Komunikimet mes shqiptarёve tё Turqisё dhe shqiptarёve nga Shqipёria, Maqedonia, Kosova dhe trevave tё tjera janё shtuar dhe hapur, ndryshe nga boshnjakёt, ku niveli i komunikimit mё shumё tek shqiptarёt nuk ёshtё nё nivelin i duhur. Liderёt boshnjakё dhe elita intelektuale vijnё shpesh dhe kontribuojnё nё ruajtjen e kulturёs identitetit tё bashkёkombasve tё tyre. Boshnjakёt kanё radiostacione lokale, libra dhe shumё shoqata nё gjuhёn e tyre. Zgjerimi hapja e investimeve tё shoqatave humanitare tё Turqisё nё Ballkan dhe trevat shqiptare ёshtё shumё jetike dhe progresive ku ekziston lidhja kulturore dhe spirituale mes dy palёve.

Para njё shekulli shqiptarёt duke i lёshuar vatrat e tyre nga masakrat vrasjet dhe dhunime tё ushtrive serbe bullgare dhe greke, ata ikёn pa kёsula nё kokё dhe me nga njё valixhe nё dorё, kurse sot kthehen nipat, stёrnipat dhe kushёrinjtё si sipёrmarrёs dhe bisnesmenё pёr tё investuar  dhe hapur koncerna dhe firma tё tyre. Njё analist Bagar  shkruan: Investimet turke nё rajon dhe Ballkan janё shumё transparente dhe tё mirёseardhura!. Ne ballkanasit merremi vesh mё mirё kemi jetuar pesё shekuj nёn Perandorinё Osmane. Kemi shumё tradita dhe vlera tё pёrbashkёta.

Miku im mё tha, qё hapja dhe investimet turke, do ti forcojnё mё shumё lidhjet, identitetin dhe shqiptarёt  do tё shkojnё nё BE mё tё fortё dhe tё integruar. Por mё habitin se disa oponentё dhe njё pjesё e aktorёve bёjnё propogandё dhe agjitacion, vjellin vrerё, kanё pargjykime ksenofobi dhe turkofobi. Kёto forca tё errёta janё mercenarё dhe nuk ia duan tё mirёn kombit shqiptar.

‘Pёr Kosovёn, gjithё martirё do bёhemi’

Nё vitin 1993, kushёriri im dhe unё ishim aksionerёt e parё, qё investuam nё njё kompani turke nё qytetin Konja, e quajtur Kombason. Kjo kompani pas shumё viteve u bё gjigante dhe pas dy dekadave falimentoi. Kompania me drejtorin e saj Hashim Bajram pёr jubileun pesёvjeçar, i ftoi gjithё aksionerёt tё marrin pjesё dhe tё festojnё jubileun pesёvjeçar tё kompanisё sё tyre. Ishte mesi i muajit maj 1999, bombardimet dhe lufta nё Kosovё kishte pёrfunduar. Unё me kushёririn nga Stambolli nё mbrёmje tёrё natёn udhёtuam pёr nё Konja. Nё mёngjes nё hyrje tё qytetit pamё shiritat e shkruar me shkronja tё mёdha ‘Kosova jardens’ ‘ndihma pёr Kosovёn’.

Po ashtu dhe nё qendёr tё qytetit pamflete dhe sllogane ndihma vёllezёrve nga Kosova ishin organizuar sё bashku me jubileun e firmёs Kombason dhe nё tё njёjtёn ditё solidaritet dhe ndihma pёr Kosovёn nga prefekti i qytetit dhe drejtori i pёrgjithshёm i Kombasonit. Afёr qendrёs ishin depot, qё grumbullonin ndihma pёr nё Kosovё. Njё fshatar kishte shitur 200 dele dhe me lekёt  kishte blerё aksione, ndёrsa 10 dele kishte ndarё si ndihmё pёr popullin e Kosovёs. Njё zonjё me origjinё shqiptare nga Kosova kishte dorёzuar arin dhe gjithё thesarin e nusёrisё. Sipas traditёs nё Turqi, na tregoi njё mik i ardhur nga Novi Pazari, e vetmja pronё e femrave e paprekur ёshtё ari dhe argjendi. Ata mund tё japin pa pyetur burrin dhe familjarёt e saj, me njё buzёqeshje, tha ai.

Nё luftёn e parё tё gjithё vajzat, nuset, plakat  dispononin arin pёr tё ndihmuar luftёn heroike tё ushtrisё sё komandantit legjendar dhe babait tё kombit Mustafa Qemalit. Nё mbrёmje kompania Kompason kishte organizuar koncert nga yje tё njohura tё muzikёs dhe estradёs turke pёr jubileun pesёvjeçar. Himni filloi me disa vargje tё poetit dhe mistikut tё famshёm qё njihet nё tёrё botёn si Bethoveni i Lindjes Rumi Mevlana. Unё dhe kushёriri im tё nesёrmen vizituam muzeleumin e Rumit.

Nё binё doli kryetari i komunёs sё Konjёs, pastaj drejtori i kompanisё Hashim Bajram, nё fund mori fjalёn Taip Erdogan qё nё atё kohё nuk e njihja. Nuk mё kujtohen fjalёt dhe zёri qё vinte nga bina. Por dёgjoja fjalёt sllogane tё pёrsёritura tё Erdoganit me shumё emocione ti ndihmojmё vёllezёrit nё Kosovё. Nuk do tё lejojmё tё pёrsёritet  Bosnja nё Kosovё. Diku pas gjysёm ore befas doli njё kёngёtar i njohur  nё Turqi me origjinё shqiptare  dhe fillojё tё kёndojё shqip, kёngёn, ‘Moj Kosovё ti nana jonё’. Nё ballё tё stadiumit vinte zёri nga tifozёt e rinj ‘Kosov saves gidi oruz’  ‘shkojmё nё Kosovё tё luftojmё’  ‘Kosova icin sehit doyres’ ‘pёr Kosovёn gjithё martirё do bёhemi’.

Kam lexuar qё populli turk ёshtё shumё patriot dhe kanё instikt dhe gjen luftarak, mё tha kushёriri im por se kam menduar dhe besuar se aq tepёr janё solidarё dhe tё brengosen pёr ne shqiptarёt. Tё nesёrmen me kushёririn dhe njё mikun tonё turk hyjmё nё njё pastiçeri pёr tё ngrёnё bakllava. Duke na shёrbyer, njё kamarier na pyeti se nga jeni. Ne i thamё qё jemi nga Kosova. I skuqur nё fytyrё me shumё emocione duke shtrёnguar grushtat i ra tryezёs dhe na u drejtua neve: Po tё mё lejonin unё jam i gatshёm tё nisem nё luftё nё Kosovё.

Miku ynё turk, na tha: nuk di sa e dini ju shqiptarёt se populli turk ёshtё shumё i brengosur, pёr luftёn masakrat dhe dhunёn nё Kosovё nga forcat serbe. Kosova ka ngelur mit dhe dallohet nga ish vilajetet e tjera tё Perandorisё Osmane. Lufta e tanishme dhe miti krahasohet me betejёn e Fushё Kosovёs pabesinё dhe tradhtinё qё i bёnё Sulltan Muratit tё dytё.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button