U zgjidh misteri i njerëzve të djegur dhe të varrosur në Stonehenge

Ekipi i kyesuar nga Christophe Snoeck përdori radiokarbonin së bashku me një teknikë të re të bazuar në analiza të përbërjeve të izotopeve të strontiumit (sr) për të përcaktuar origjinën e njerëzve të varrosur. Ekspertët arrijnë në përfundimin se të paktën një pjesë e këtyre njerëzve vinin nga perëndimi i ishullit të Britanisë së Madhe, perëndimi i Uellsit, i njëjti vend nga ku besohet se kanë ardhur gurët që u përdorën në fillimet e ndërtimit të monumentit të famshëm  në vitin 3100 para Krishtit, shkruan Bota.al.

Studimet e mëparshme përcaktonin se gurët vinin nga malet e Preselit dhe kishin sugjeruar se monumenti mund të jetë ngritur aty dhe më vonë gurët e tij janë tërhequr përgjatë200 km deri në vendin aktual në kontenë e Wiltshire për shkak të lëvizjeve të popullatës.

Thuhet se njerëzit që i kishin tërhequr vdiqën dhe u varrosën në Stonehenge ose mbetjet nga djegiet mund të jenë transporuar që nga perëndimi i Uellsit ku mund të kenë qenë varrosur fillimisht. Analizat e reja me teknika më të avancuara kanë konfirmuar sot se origjina e pjesës më të madhe të njerëzve ishte rajoni perëndimor i Britanisë së Madhe, çka konfirmon se gjatë neolitit të vonë pati migrime që nga ajo zonë deri tek rajoni antik i Wessex-it, sot Wiltshire.

Zbulimi se ndonjë informacion biologjik i mbijeton temperaturave të larta gjatë diegies (deri në 1000 gradë C) na ofron mundësinë emocionuese e të studiuarit të origjinës së këtyre të varrosurve në Stonehenge.  Shkencëtarët sinjalizojnë se teknika e re e analizës me izotope të strontiumit, gjurmët e të cilit duken se mbeten të mbyllura nga nxehtësia do të lejojë analizimin e mbetjeve tashmë të nxjerra nga koleksione të ndryshme arkeologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button