SHBA, Rashida Tlaib bëhet muslimanja e parë e zgjedhur për në Kongres

Rashida Tlaib, muslimanja e parë e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike në Michigan, SHBA, do të hyjë në Kongres, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Independent” raporton se Tlaib, me origjinë palestineze, gjatë fushatës zgjedhore arriti të mbledh më shumë se një milion dollarë ndihmë, që i mblodhi nga dera në derë. Ajo në zgjedhjet e brendshme fitoi 33 për qind të votave.

Meqë nuk ka kandidat të republikanëve që do të jetë në garë për distriktin e 13-të, Tlaib do të bëhet muslimanja e parë e cila pas zgjedhjeve të 6 nëntorit do të hyjë në Kongres.

Kongresmeni demokrat nga Michigen, John Conyers në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje pas akuzave për abuzim seksual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP