Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani: E dimë çka na pret, por do të tregojmë më të mirën

Kampioni i Maqedonisë në futboll Shkëndija sot me Red bull Salcburgun e luan ndeshjen e parë nga xhiroja e tretë e kualifikimeve në Ligën e kampionëve, shkruan MIA. Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi para ndeshjes në Austri theksuan se nikoqiri është favorit, por do të japin gjithçka nga vetja që të arrijnë sukses.

“Jemi të lumtur që jemi këtu dhe do të përballemi me klub të madh siç është Salcburgu. Bëhet fjalë për kundërshtar të fuqishëm dhe ekip cilësor, ndërsa për ne ajo paraqet detyrë të vështirë. Mirë kemi analizuar dhe e dimë se çka na pret. Këtu jemi të dëshmojmë më të mirën”, ka thënë Osmani.

Kapiteni Armend Alimi mendon se Shkëndija nuk ka se çka humb në këtë ndeshje.

“Salcburgu është favorit, ka buxhet më të madh dhe përvojë, por kur ndeshja fillon në terren mbeten 11 kundër 11, ndërsa atëherë do e tregojmë motivimin tonë. Nuk kemi se çka të humbim në këtë ndeshje, por vetëm mund të përfitojmë. Do të japim maksimumin, ndërsa pas ndeshjes do të shohim nëse ajo do të mjaftojë për rezultat pozitiv”, nënvizon Ademi.

Ndeshja luhet sot me fillim në ora 19 në arenën “Red bull” në Salcburg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP