Ku gjendet Maqedonia në listën e eksportuesve botëror?

Maqedonia është në pozitën e 27-të në botë sipas eksportit të domateve, ndërsa në të 33-ën sipas eksportit të shalqirit, publikoi faqja  ndërkombëtare e specializuarpër statistikë www.worldstopexports.com.

Vitin e kaluar vendi ka eksportuar domate në vlerë prej 17,1 milionë dollarë që është 0,2 prej eksportit botëror, ndërsa eksporti i shalqirit ka arritur 2,9 milionë apo, gjithashtu, 0,2 për qind prej eksportit botëror.

Për importin e domateve Maqedonia është radhitur në pozitën e 63-të me sasi të importuara në vlerë prej 2,9 milionë dollarësh që është për 0,03 për qind prej importit në korniza botërore.

Sipas “Worldstopexports”, liderë botërorë në eksportin e domateve janë Holanda, Meksika, Spanja, Maroku dhe Kanadaja me 416 milionë deri në dy miliardë dollarë të realizuara, ndërsa në eksportin e shalqirit me 81,6 milionë dollarë deri në 364,6 milionë të realizuara janë Spanja, Meksika, SHBA-ja, Holanda dhe Italia.

Importuesit më të mëdhenj, nga ana tjetër, të domateve janë SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia me import të realizuar prej 558,7 milionë dollarësh deri në 2,3 miliardë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP