Gratë që vizitohen në urgjencë nga mjekët burra janë fatkeqe, ja pse

Gratë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kanë më shumë gjasa të vdesin, nëse mjeku që i ndjek është burrë dhe më shumë gjasa të jetojnë nëse mjeku që i ndjek është grua. Duket e habitshme, por në Shtetet e Bashkuara ky është rezultati që erdhi pas një studimi të fundit, shkruan Class.

Studimi u bazua në më shumë se 500 mijë paciente që morën pjesë në departamentet e urgjencës spitalore, të prekura nga infarkti akut dhe miokardi – sulme në zemër – në Florida, mes viteve 1991 dhe 2010.

Studiuesit e Universitetit të Harvardit vunë re një ndryshim “të zymtë” të mbijetesës, që bazohej te gjinia e mjekut që i kishte ndjekur të gjithë këta pacientë.

Nga sa u vu re, kur gratë ndiqeshin nga mjeke femra, “mjekimi ka pasur efekt të rëndësishëm dhe pozitiv” në lidhje me mbijetesën, citon studimi i publikuar në National Academy of Sciences.

Të paktën 12 për qind e pacienteve kanë humbur jetën kur janë ndjekur për një trajtim urgjent, por kur mjeku ka qenë burrë. “Përputhja e mjekeve femra me pacientet femra uli probabilitetin e vdekjes me 5.4 për qind”, – thotë më tej studimi.

Ndërsa një mënyrë tjetër këndvështrimi i këtyre të dhënave tregon se “pacientet femra që janë ndjekur nga mjekët meshkuj kishin 1.52 për qind më pak gjasa për të mbijetuar se pacientët meshkuj të ndjekur nga mjeket femra”.

Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se gratë kanë më shumë gjasa se meshkujt të vdesin nga sulmet në zemër. Kjo, sipas ekspertëve, mund të ndodhë për shkak të simptomave që te gratë janë të ndryshme nga ato të burrave. Nga ana tjetër, gratë tentojnë të vonohen në trajtimin mjekësor, ndëra e ndjekin më shpesh.

Ky studim ofron edhe një shpjegim të ri përse pabarazia gjinore edhe në vdekshmërinë e sulmeve në zemër vazhdon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button