Dua Lipa flet shqip dhe është e ndërgjegjshme që duhet të përmirësojë gjuhën (VIDEO)

Dua Lipa do të jetë e pranishme në Prishtinë në datat 10, 11 dhe 12 gusht në festivalin Sunny Hill. Një festival bamirësie i organizuar nga ajo dhe i ati Dukagjin Lipa, që do të mbledh së bashku disa artistë shqiptarë dhe të huaj.

Dua është nisur për në Prishtinë dhe ka ndarë me ndjekësit një video, ku përshëndet të gjithë shqiptarët në gjuhën shqipe. Ajo është shprehur se është rrugës dhe se mezi po pret. Fjalën “mezi” Dua e ka shqiptuar “menxi” dhe e ka kuptuar edhe vet gabimin. “Pasi e pashë disa herë para se ta postoja, kuptova se duhet ta përmirësoj akoma shqipen time. ‘Menxi po pres’, haha ju dua,” –ka shkruar këngëtarja. Për më shumë shikoni videon e mëposhtme!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button