Tiranë, aksident tragjik, makina përplas nënën me fëmijët e saj, dy të vdekur, dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Kodër Kamëz. Teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me targë AA071UA, shoferja Rozina Koleci ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me tre këmbësorë, një nënë me dy fëmijët e mitur. Policia njoftoi se si pasojë e përplasjes dy persona humbën jetën, fëmija dhe drejtuesi i biçikletës, njofton BalkanWeb.

Ndërsa nëna bashkë me fëmijën tjetër mbetën të plagosur rëndë dhe ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia ka arrestuar Rozina Kolecin, drejtuesen e mjetit, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, më datë 08.08.2018, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë biçiklisti, shtetasja E. N., 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button