Arrestimi i pjesëmarrësve në luftën në Siri dhe Irak përshëndetet nga Pentagoni

Pentagoni e përshëndeti vendimin e Maqedonisë ta pranojë grupin e shtetasve të saj, të cilët si mercenarë të huaj janë robëruar në Siri. MPB-ja dje kumtoi se në një aksion të përbashkët me Komandën e Koalicionit Antiterrorist Global dhe Forcat Demokratike Siriane i ka arrestuar shtatë shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë luftuar në fushëbetejat në Siri dhe Irak, njofton MIA.

Zëdhënësi i Pentagonit, Shon Robertson, për Si-En-En deklaroi se Forcat Demokratike Siriane deri në korrik i kanë robëruar 600 mercenarë të huaj prej më shumë se 40-të vendeve. Mes tyre, sipas këtij komandanti të marinës amerikane, ka pasur rreth 40 mercenarë nga Rusia, 10 nga Gjermania dhe një numër më i vogël nga Franca. Nuk është saktësuar nëse mes tyre përveç shtatë shtetasve të Maqedonisë ka edhe shtetas të tjerë të Maqedonisë.

Luftëtarët e  riatdhesuar janë arrestuar nga njësitë e Forcave Demokratike Siriane.

Zëdhënësi Erik Pahon, megjithatë, për “Uashington Tajms” deklaroi se, Maqedonia ka treguar shembull për të gjithë anëtarët e Koalicionit Global si të mposhtet SHI dhe theksoi se luftëtarët e huaj terroristë nuk janë problem vetëm për Sirinë apo për rajonin, por, siç sqaroi, ata janë problem global që kërkon bashkëpunim global.

Video nga arrestimi i shtatë shtetasve të Maqedonisë, luftuan në Siri dhe Irak

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button