SHBA, ulje e detyrueshme e një avioni të United Airlines

Një avion i United Airlines detyrimisht është ulur në aeroportin JFK në New York pasi në kabinën e pilotit u paraqit tym, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni i pasagjerëve Embraer ERJ- 145 fluturonte nga Washingtoni drejt Rhode Island.

Janë evakuar 50 pasagjerë që gjendeshin në avion, ndërsa tre pasagjerë pësuan lëndime të lehta.

Agjencia amerikane për aviacion ka filluar hetimet për ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button