Dëmi rreth 1 milion euro, padi penale për ish kryetarin e Karposhit, Jakimovski, së bashku me 4 bashkëpunëtorë

Kallëzim penal është ngritur sot kundër ish kryetarit të Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimit zyrtar.
Prokuroria Themelore Publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke vepruar rreth kallëzimit penal të parashtruar nga ana e Drejtorisë për polici financiare, solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave, për të cilët është ngritur propozim për përcaktim të masave të kujdesit.

Policia Financiare sot ka dalë me kumtesë ku informohet se kallëzim penal kundër Jakimovskit për shkak të dyshimit të bazuar për të njëjtën vepër, si dhe për shkak të bashkëpunimit është ngritur kallëzim penal edhe kundër M.D, udhëheqës i Sektorit për Furnizime Publike. N.N. ndihmës udhëheqës i Sektorit për Çështje Financiare. S.M udhëheqës i Sektorit Normativ në Sektorin Juridik dhe A.S., udhëheqës i Sektorit për Kontabilitet.

Duke e keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar Jakimovski dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë mundësuar të përfitojnë fitim të paligjshëm personave juridikë “Alkonproekt” në vlerë prej  33.789.441 denarë dhe “S.M. Kompani” në vlerë prej 2.845.234 denarë,  me çfarë e kanë dëmtuar buxhetin e Komunës së Karposhit gjithsej për 36.634.675 denarë ose rreth gjysëm milion euro.

Jakimovski, siç theksohet në kumtesë në cilësi të kryetarit të Komunës së Kaproishit gjatë vitit 2012 dhe 2013 e ka keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar me atë që në emër dhe në llogari të komunës ka zbatuar dy procedura për furnizime publike.

Jakimovski në vend që ta shfuqizojë marrëveshjen dhe ta aktivizojë dhe paguajë garancinë bankare të ofertës konform nenit 47 nga Ligji për furnizime publike, i ka lejuar ekzekutuesit të fillojë me kryerjen e aktiviteteve konform marrëveshjeve, ndërsa pastaj për shkak të kryerjes jocilësore dhe je me kohë të punëve i ka shfuqizuar marrëveshjet me kryerësin, me çfarë i ka mundësuar të përfitojë fitim të paligjshëm në emër të garancive bankare të pasiguruara dhe të papaguara për kryerje cilësore të marrëveshjes me vlerë të përgjithshme prej 911.166 denarë, në dëm të buxhetit.

M.D. në cilësi të udhëheqësit të Sektorit për Furnizime Publike në Komunën e Karposhit gjatë vitit 2012-2016 e ka keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar në mënyrë që në proceduart e zbatuara për furnizime publike me Alkonproekt, edhe pse e ka ditur se nuk është dorëzuar garanci bankare, në vend që të propozojë aktivizim dhe pagesë së garancisë bankare të ofertës dhe të shpallë referencë negative për ofruesin i ka ndjekur marrëveshjet, me çfarë i ka mundësuar personit juridik të përfitojë me fitim të paligjshëm në emër të garancive bankare të pa aktivizuara, a.q. të papaguara të ofertës.

N.N. në cilësi të kryetarit të Komisionit për furnizime publike, S.M si anëtar i Komisionit dhe A.S. si zëvendësanëtar në vitin 2016 e kanë keqpërdorë pozitën dhe autorizimin zyrtar me çfarë në kundërshtim me normat ligjore e kanë pranuar ofertën e S.M Kompani sh.p.k  Sveti Nikollë, edhe pse nuk ka dorëzuar certifikatë për cilësi të materialeve sendërtuese, si dhe siç është paraparë në specifikimin teknik të dokumentacionit tenderial. Me këtë i kanë mundësuar të marrë pjesë në procedurën dhe të përzgjidhet ofertues më i volitshëm dhe të përfitojë këtë përfitim të paligjshëm.




07.00

Ish kryetari i Karposhit, Stevço Jakimovski është arrestuar mbrëmë dhe gjendet në njërën nga stacionet e policisë, përcjell Portalb.mk. Gjatë ditës së sotme pritet të dalë para trupit gjykues.

Sipas avokatit të Jakimovskit, Viktor Cvetkovski, arrestimi i Jakimoskit është sulm ndaj angazhimit politik të Jakimovskit.

Ndryshe, Policia financiare ka nisur hetimet për disa veprime nga ana e komunës së Karposhit deri sa ishte nën udhëheqësinë e Stevço Jakimovsikit, shtëpia e të cilit u bastis dje.

Siç deklaroi ai për media, bëhet fjalë për dy veprime në vitin 2012 lidhur me barakat ku është e vendosur komuna dhe e treta ka të bëjë me një ndërtim në qendër në Zhdanec.

Sipas Jakimovskit, rasti i parë është se komuna ka pasur çështje të hapur gjyqësore me kompaninë që ishte për të ekzekutuar projektin, megjithatë nuk është tërhequr garancia bankare, kurse në rastin e dytë, sipas tij punët janë kryer sipas marrëveshjes.

Sipas tij, ai nuk mban asnjë lloj përgjegjësia, pasi që pas marrëveshjes punën i kryejnë shërbimet dhe garancia bankare.

Sipas tij, prapavija e këtij hetimi është që të bëhet presion para referendumit, pasi që ai kohë më parë deklaroi që do të bëjë thirrje për bojkot.

Ndërkaq pas bastisjes së shtëpisë së Jakoimovskit në Karposh, policia u drejtua drejt shtëpisë së tij të dytë në Zhdanec. Gjatë bastisjes prezent ishte edhe avokati i Jakimovskit, Viktor Cvetkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button