Mickoski: Deri më 10 shtator do të dihet qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për referendumin

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski sot deklaroi se deri më 10 shtator do të bëjë të ditur nëse do ta thirrë në bojkot anëtarësinë, nëse do të votojë kundër apo do ta mbështesë referendumin për emrin më 30 shtator.

“Nuk është e saktë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka qëndrim lidhur me këtë çështje. Në të kaluarën disa herë e ka shprehur dhe e ka përsëritur qëndrimin e vet që ka të bëjë në parimin për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa me qëllim të ndryshimit të emrit”, tha Mickoski në intervistën për TV Kanal 5, transmeton Mia.

Theksoi se partia këtë verë ka aksion “Verë për Maqedoninë” dhe në suaza të tij konsultohet me shumë qytetarë në bazë ditore, me anëtarët dhe udhëheqësinë e partisë dhe komitetet komunale.

Në fund të fundit fushata për referendum fillon më 10 shtator. Deri atëherë shpresoj se ky aksion do të zgjasë ashtu që opinioni me kohë do të informohet për të gjitha hapat e VMRO-DPMNE-së.

Duke i komentuar informacionet e publikuara në opinion pas takimit të fundit të liderëve, Mickoski VMRO-DPMNE në mënyrë shumë aktive ka marrë pjesë në takimin e liderëve me propozime të veta rreth referendumit të mundshëm duke marrë parasysh se shumica në Kuvend e shpall referendumin. U kanë bërë thirrje kolegëve nga LSDM dhe BDI, siç tha, të respektohet ligji për referendumin dhe Kushtetutën, si dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe se çështja nuk guxon të jetë konfuze dhe të ketë kuptime të shumta.

“VMRO-DPMNE edhe atëherë ka dhënë propozim të vetin: Qëndrimi juaj për marrëveshjen i cilën e nënshkruan ministri i Punëve të Jashtme Dimitrov në emër të RM-së dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë Koxias në emër të Qeverisë së Republikës së Greqisë më 17 qershor në Psarades (Nivici) – pro apo kundër”, tha Mickoski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP