Telenovela “Modric”, Real denoncon zikaltërit në UEFA

Te Real Madrid nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Inter i ka bërë mesfushorit kroat. Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme, shkruan Telesporti.

Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes përi me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.

Por Real po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning. Ashtu sikurse PSG bëri një vit më parë me Neymar. Inter i ofron një kontratë 4-vjeçare lojtarit, me vlerën e 10 milionë euro në sezon dhe i garanton tërheqjen nga sporti në Kinë, me një kontratë maramendëse”, thotë “El Mundo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP