Hipertensioni shkaktar për sëmundjen Alcajmer? Ja ç’thonë studimet

Është dokumentuar se presioni i lartë i gjakut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Studimet e reja sugjerojnë se hipertensioni mund të ndikojë seriozisht në trurin tuaj, ndoshta deri në pikën e shfaqjes të disa prej shenjave të sëmundjes Alcajmer.

Ndonëse secili rast i Alcajmerit është unik për çdo individ, ka shumë simptoma të përbashkëta. Simptomat më të hershme të vëzhguara, shpesh ngatërrohen si probleme të lidhura me moshën, ose stresin. Në periudhat e hershme, simptoma më e njohur është paaftësia për të mbajtur mend kujtime të reja, si p.sh vështirësia për të mbajtur mend fakte të vëzhguara në kohët e fundit. Kur sëmundja përparon, simptomat përfshijnë ngatërresën, acarim dhe agresion, ndryshim humori, përçartje fjalësh, humbje të kujtesës afatgjatë dhe humbje të aftësisë së shqisave.

Hulumtimi i ri i botuar kohët e fundit në revistën Neurologji tregon se të moshuarit me presion të lartë të gjakut në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre me nivele normale të presionit të gjakut, kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja Alcajmer.

Çfarë tregoi studimi?

Studimi përfshiu 1,288 pjesëmarrës të moshës 65 vjeç e lart. Rreth dy të tretat ishin gra. Pjesëmarrësit bënë kontrollet vjetore të presionit të gjakut dhe testimin kognitiv.

Pjesëmarrësve u kërkohej që të lejonin një autopsi të trurit pas vdekjes për të kërkuar shenja të plakjes së trurit.

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që kishin më shumë presion të lartë se mesatarja kishin më shumë inde të dëmtuara në tru.

James Hendrix, PhD, drejtor i iniciativave shkencore globale në Shoqatën Alcajmer, vërejti se dëmi i shkaktuar nga proteinat toksike është vetëm një pjesë e problemit. “Mungesa e rrjedhjes së duhur të gjakut në tru mund ta bëjë trurin më pak të aftë për të punuar rreth rikuperimit të indeve të dëmtuara”, tha Hendrix .

Hendrix theksoi  se për shkak se ky hulumtim i fundit ishte një studim vëzhgimor, gjetjet nuk vërtetojnë se presioni i lartë i gjakut shkakton sëmundjen  Alcajmer. Sidoqoftë, ai bie dakord që “Ky studim ka gjetur një lidhje mes presionit të lartë të gjakut dhe shenjave të Alzheimerit”. Ai gjithashtu thotë se është e rëndësishme të studiohen mirë  marrëdhëniet midis presionit të lartë të gjakut dhe funksionimit kognitiv./healthline.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button