Qyteti i Shkupit do të punësojë 20 persona me kompensim mujor prej 9 mijë denarësh

Qyteti i Shkupit inkuadrohet në programin për punë të dobishme komunale ku do të angazhohen 20 persona të papunë me orar të shkurtuar pune në kuadër të projektit “Kontribute socio – arsimore përmes mbështetjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve në territorin e Qytetit të Shkupit”.

Dhjetë persona të papunë do të angazhohen për periudhën prej nëntë muajsh si asistentë arsimor për personat me nevoja të posaçme arsimore në nëntë shkolla të mesme në Qytetin e Shkupit, ndërsa nga pesë do të angazhohen si asistentë personal për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarë të personave të moshuar.

Angazhimi është 20 orë në javë dhe personat për këtë do të marrin kompensim mujor prej nëntë mijë denarësh. Në kuadër të projektit ata do të kenë të paguar trajnimin. Afati i aplikimit është deri në 14 gusht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button