Shkencëtarët kinezë zbuluan yllin gjigant të pasur me litium

Astronautët kinezë zbuluan një yll, i cili është i pasur me litium 300 fish më shumë se një yll tjetër normal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit Qendror të Kinës (CCTV), shkencëtarët nga Observatori Kombëtar i Astronomisë në Kinë, i cili funksionon në kuadër të Akademisë së Shkencave të Kinës, kanë zbuluar yllin, madhësia e të cilit arrin deri në 1,5 fish të diellit dhe i cili përmban 300 fish më shumë litium se një yll tjetër normal.

Ylli, i cili është 4 mijë e 500 dritë vite në largësi prej botës thuhet se do të hedh në dritë procesin e rritjes dhe të zgjerimit të universit pas Shpërthimit të Madh (Big Bang).

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën Nature Astronomy.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button