Kualifikimet për Ligën e Kampionëve, spikat Benfica – Fenerbahçe

Sonte dhe nesër, në orar janë ndeshjet e raundit të tretë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve në futboll. Sonte luhet shtatë, ndërsa të mërkurën edhe tre ndeshjet e mbetura, raporton Anadolu Agency (AA).

Dueli që spikat sonte, padyshim se është përballja mes dy ekipeve kualitative me një përvojë të madhe në garat evropiane, Benfica e Lisbonës dhe Fenerbahçe nga Stambolli

Kampioni i Kroacisë, Dinamo nga Zagrebi, do të jetë mysafir i Astanës, ndërkohë që kampioni i Serbisë, Crvena Zvezda, do të mirëpret në fushë të vet Spartakun nga Tërnava. Ambiciet e beogradasve janë shënimi i fitores e cila do ti çonte në play-off, ku për kundërshtarë do të kishin fituesin e përballjes mes Shkëndisë së Tetovës dhe Salzburgut austriak, të cilët nesër do të masin forcat në përballjen e tyre të parë, që luhet në Austri.

Ndeshjet e kthimit janë një javë më vonë.

– ÇIFTET DHE ORA E PËRBALLJEVE –

E martë, 7 gusht

ASTANA: Astana – Dinamo Zagreb (ora 16.00)

BAKU: Qarabag – BATE (19)

MALME: Malmo – Vidi (19.15)

PRAG: Sllavia Pragë – Dinamo Kiev (19.30)

LIJEZH: Standard – Ajax (20)

BEOGRAD: Crvena zvezda – Spartak Tërnava (20.30)

LISABON: Benfica – Fenerbahçe (21.00)

E mërkurë, 8 gusht

SELANIK: PAOK – Spartak Moskë (19.00)

SALZBURG: Salzburg – Shkëndija (19.00)

GLAZGOU: Celtic – AEK (20.45)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button