Pas vrasjes së kryepeshkopit në Egjipt, një prift tenton të vetëvritet

Prifti tridhjetë vjeçar, Faltaus Makari ndodhet në gjendje kritike shëndetësore si pasojë e hedhjes nga ndërtesa e manastirit Makarios në Natruna të Egjiptit, raporton Anadolu Agency (AA).

Thuhet se prifti po bënte punë kërkimore rreth historisë së kishës, dhe se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Paraprakisht, më 29 korrik të këtij viti, në rrethana misterioze vdiq kryepeshkopi i manastirit në fjalë, Anba Epfaniyos.

Forcat e sigurisë së Egjiptit, aktualisht po kryejnë hetime rreth vetëvrasjeve në këtë manastir.

Pas vrasjes së kryepeshkopit, javën e kaluar konsullata e manastirit dhe klerit fetar, nën drejtim të kreut të kishës kopte egjiptiane, patriarku Tawadros II, ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button