Ja sa i kushtoi Maqedonisë, dëmi nga vendimi i Kosovës për rritje të doganave

Rreth 180.000 euro apo 2.000 tonë eksport i parealizuar, vlerësohet dëmi prej vendimit të Kosovës me të cilin doganat për pemët dhe perimet u rritën për 30 për qind, tha sot shefi i kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, Trajan Dimkovski, shkruan MIA.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Dimkovski theksoi se dëmet janë përllogaritur në bazë të eksportit të realizuar vitin e kaluar prej 18 deri më 31 korrik, periudhë në të cilën këtë vit vlente vendimi i Qeverisë së Kosovës.

“Kosova e vendosi vendimin me të cilin i rriti doganat më 18 korrik të këtij viti ndërsa më pas solli pezullim të pjesshëm ndërsa më pas vendimi u tërhoq tërësisht. Vitin e kaluar në këtë periudhë, prej më 18 deri më 31 korrik Maqedonia në Kosovë i ka eksportuar rreth 2.000 tonë produkte bujqësore në vlerë prej 180.000 eurosh”, theksoi Dimkovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP