Kompanitë ajrore do të obligohen ta sigurojnë bagazhin e udhëtarëve dhe gjësendet që i transportojnë

Kompanitë ajrore së shpejti do të jenë të obliguara ta sigurojnë bagazhin e udhëtarëve dhe gjësendet që i transportojnë. Kjo është paraparë me ndryshimet e Ligjit për sigurim të obligueshëm në komunikacion, të cilën e përpiloi Ministria e Financave (MF), ndërsa konfirmohen të drejtat për kompensimin e dëmit, poseduesve të bagazhit dhe dërgesave.

“Ndryshimet ligjore rregullojnë edhe obligimin për sigurim të detyrueshëm të një pjese të fluturakeve pa ekupiazh – dronëve. Me ligjin përfshihen drone mbi pesë kilogramë. Në këtë mënyrë mbrohen qytetarët, nëse shkaktohet dëm material nga udhëheqja me dron”, thonë nga MF.

Me këto ndryshime, theksojnë, bëhet harmonizim i Ligjit me rregulloret evropiane nga sfera e aviacionit civil.

Ndryshimet e Ligjit janë vendosur në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar të Rregullave në Republikën e Maqedonisë – ENER, ku të gjitha palët e prekura mund të lënë propozime dhe komente.

Nga Ministria e Financave informojnë se do t’i marrin parasysh dhe me kujdes do t’i shqyrtojnë të gjitha sugjerimet para lëshimit të ndryshimeve të Ligjit në procedurë qeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP