U arrestuan 8 persona pas gjetjes së 11 kufomave në Meksikë

Gjatë hetimit për vrasjen e 11 personave, të gjetur në një shtëpi në Ciudad Juarez afër kufirit me Teksasin, janë arrestuar tetë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në mesin e të vrarëve janë edhe tre gra, ndërsa personat e arrestuar dyshohet se ndërlidhen me këto vrasje. Po ashtu, dyshohen edhe për ndërlidhje me tregti narkotikësh.

Inspektorët punojnë në vërtetimin e motivit të vrasjeve, por supozohet se mund të jetë si pasojë e përleshjes mes grupeve kriminale.

Vitin e kaluar në Meksikë janë vrarë më shumë se 31.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button