Ndodh për herë të parë në një kopertinë, sepse është Beyoncé

Beyoncé është në kopertinën e prestigjiozes Vogue për muajin shtator dhe, siç e shihni, është një prej kopertinave më të bukura që keni parë ndonjëherë. Por në mënyrë fare të pazakontë, kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, i ka lënë Beyoncé-s të drejtën të kontrollojë gjithçka nga seti i fotografive, shkruan Class. Një vendim që ajo gjithashtu e merr për herë të parë është zgjedhja e fotografit. Tyler Mitchell, ai që ka realizuar foton e Beyonce, është vetëm 23-vjeçar. Por ylli në rritje, i cili vjen nga Atlanta, ka punuar për emra si Marc Jacobs, Ray-Ban dhe Givenchy.

Me një punë të shkëlqyer, Tyler, në fakt, është i pari fotograf me ngjyrë, të cilit i besohet një kopertinë si ajo e Vogue US. Një burim tha për HuffPost se arsyeja fshihet te diva e muzikës: “Arsyeja pse një fotograf 23-vjeçar me ngjyrë ka realizuar setin e fotografive të Beyoncé për kopertinën e Vogue është sepse këngëtarja ka përdorur fuqinë e saj për ta bërë Mitchell ta bëjë këtë punë.” Ky nivel i kontrollit kreativ, të cilin divës së muzikës ia la kryeredaktorja e Vogue, nuk është i zakonshëm, madje nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, por kur është fjala për Queen Bey, përjashtimet janë të kuptueshme. Dhe shikoni sa mahnitëse janë fotot e Mbretëreshës Bey.

Në kopertinë, Bey ka veshur një fustan nga Gucci, dhe lulet në kokë nga ‘Rebel Rebel floral’.

Fustani nga Valentino, ndërsa kurora në kokë nga Philip Treacy, London.

Fustani nga Gucci dhe vathët nga Bvlgari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button