Prishet tenderi i Shëndetësisë, ministri Filipçe duhet t’i dëmshpërblejë tre ndërmarrje

Komisioni Shtetëror për Ankesa në Furnizime Publike (KSHAFP) i ka pranuar ankesat e parashtruara nga tre ndërmarrje në lidhje me tenderin për furnizim publik të testeve dhe reagjentëve për analizat biokimike, imunologjike, hematologjike dhe kuagulative. Tenderi në të cilin kishte vetëm një ofertë – prishet, kurse tre operatorëve ekonomik – ankuesve, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të duhet t’ju paguajë nga 26 mijë denarë dëmshpërblim, njofton Portalb.mk.

Sipas informacioneve të “Sloboden Peçat”, MSH-ja javën e ardhshme do të shpall tender të ri për furnizimin e njëjtë.

Komisioni Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike konsideron se oferta kërkon 6 lloje të testeve, aparaturave, sistemit informativ dhe transport, dhe se kufizimi i ofertës, është arsyeja kryesore se pse në tender ka pasur vetëm një ofertë.

Kjo nënkupton nëse operatorët ekonomik kanë pasur mundësi të realizojnë vetëm njërën nga ofertat, atyre u është ndaluar.

Vendimi i Komisionit është përfundimtar dhe MSH-ja është i obliguar që të veprojë në bazë të tij.

Ndërmarrja që e fitoi tenderin është “ABBOT Co KG” nga Gjermania, ndërkaq janë ankuar ndërmarrja “Dr. Panovski”, “Avicena” dhe “Adriamed”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button