Sulmet e talibanëve vrasin ushtarë dhe gra afgane

Katër ushtarë afganë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm të militantëve talibanë në provincën Farah në Afganistan, ka njoftuar një zyrtar lokal, njofton REL

Zëdhënësi i provincës, Mohammad Naser Mehri, ka thënë se sulmi ka nisur në orët e vona të 6 gushtit dhe ka vazhduar deri në mëngjesin e ditës tjetër.

Forcat ajrore afgane janë njoftuar për aktin dhe nga sulmet ajrore janë vrarë 19 luftëtarë talibanë dhe janë plagosur 30 të tjerë ka thënë Mehri.

Ndaras sulmit, në një tjetër përleshje mes militantëve dhe trupave afganë në provicën Logar, kanë vdekur katër gra dhe janë plagosur katër fëmijë.

Pavarësisht prentendimeve, ende nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga talibanët për këto sulme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button